Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla ka folur me entuziazëm për nisjen e aventurës së tij të re te Rayo Vallecano, duke shprehur kënaqësinë për transferimin në këtë ekip të La Liga.

“Kam ardhur me shumë entuziazëm. Gjeta një grup shumë të bashkuar, punon shumë dhe e di çfarë është të sakrifikosh. I pari që më kontaktoi ishte Balliu i cili më mori në telefon dhe po më ndihmon shumë që të ambjentohem.

“Si objektiv të parë, duhet të grumbullojmë 42 pikë sa më shpejt dhe të shikojmë pastaj, pasi është një kampionat, shumë i vështirë dhe i ekuilibruar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: