Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Surkish të Podujevës.
Aaksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, kur një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një shtetas kosovar, dyshohet se për shkak të pakujdesisë është përplasur me një veturë tjetër.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit tjetër ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar.
