Burime për gazetarin e News 24 Agron Brata bëjnë me dije se i plagosuri Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë.

Pas plagosjes, Hita është transportuar drejt Spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia ka shoqëruar si autor të dyshuar të ngjarjes Lekan Tozon, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe shkaqet që çuan në plagosjen e 45-vjeçares.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb