Një qytetare që mori pjesë në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës në Tiranë deklaroi se tubimet do të vijojnë, duke bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve dhe mbrojtjen e territoreve shqiptare.

Protestuesja foli edhe për historinë e familjes së saj, duke deklaruar se ka pasur të afërm që kanë vuajtur gjatë regjimit komunist. Ajo bëri thirrje për pjesëmarrje në protesta dhe për mbrojtjen e zonave dhe territoreve shqiptare.

Duke folur për situatën e zjarreve dhe shpopullimit, ajo tha se malet shqiptare “nuk digjen rastësisht” dhe kërkoi që zonat malore të mos braktisen nga banorët.

“Kjo protestë nuk do të ndalet as në Tiranë dhe asnjë në çdo vend të Evropës. Sali Berisha, je i pari kriminel dhe pas teje edhe Edi Rama. Ne studentët e ’91 e dimë se si Berisha hyri si kërpudhat pas shiut në grevë. Protesta do vazhdojë. Ne protestojmë për të gjitha familjet,. Ky shtet nuk do t’ja dijë për të ardhmen e këtij vendi. Unë vij nga ajo familje që ka vuajtur nga regjimi komunist, por sot po vuajmë 10 fish më shumë nga këlyshet e komunistëve që janë në pushtet. Por këto nuk do ja dalin, sepse shqiptari di të mbrojë kombin. I bëj thirrje të gjithëve të protestojnë për lirinë e tyre. Sot kemi një Paketë Malesh. Por sot malet nuk digjen rastësisht…Nuk duhet lënë malet të shpopullohen. Qytetarët në Vjenë protestojnë prej 11 javësh, ne ju mbështesim do protestojmë deri ditën e fundit. Duhet të luftojmë për Rrjollin, Zvërnecin, Sazanin dhe çdo tokë shqiptare”, tha një tjetër qytetare në protestën kundër Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: