Në protestën e 82-të, një i ri para kryeministrisë, u ndal të fliste për problemet e mëdha që e shoqërojnë arsimin në Shqipëri.

“Duhet të kemi një sistem arsimor të drejtë dhe profesional. Fokusi kryesor duhet të jetë te studenti. Arsimi duhet të vlerësohet për rolin e madh për zhvillimin. Ky është system i qelbur nepotizmi dhe mashtrimi. Në shkollën “Edit Durham”, në vend që struktura e re të kishte ambiente të mjaftueshme, shkolla është detyruar të ulë numrin e klasave. Shkolla me dy turne, turp. Në Shqipëri në vend që puna e ndershme të mbizotërojë, kemi blerjen e notave. Nuk do e lëmë arsimin në gropë”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb