Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i ftuar në Programin e drekës në News 24 me Ola Brukon ka deklaruar se shkrirja e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjes do të largojë shërbmet nga Divjaka dhe do të ulë vëmendjen për investime në këtë territor.

Korreshi deklaron se ai mbështet protestat e banorëve dhe se vota e tij do të jetë në interes të tyre.

“Qytetarët kanë shumë të drejtë, kam pasur fatin t’i takoj ata dhe të marr vota reh tyre, Kam marrë pjesë në protestë disa herë dhe kam mbajtur qëndrimin tim që vota ime është në krah të tyre, kundër shkrirjes.
Ata kanë trëguar se kanë temperament dhe të mbrojnë interesat e tyre.
Një nga rastet ka qenë protesta për vendosjen e traut me pagesë, ata dolën të fituar sepse ministrja Kumbaro u tërhoq.
Protesta do të vijojë deri në një vendim të fortë.
Deputetët duhet të japin qëndrimet e tyre, jo vetëm të Lushnjes, por edhe qarkut, sepse kanë marrë vota dhe nesër do të kenë fytyrën për të bërë ato fotot e radhës.
Njësitë Administrative nuk ofrojnë të njëjtat shërbime si komunat sepse nuk kanë kompetenca.
Shkrirja do të sjellë më pak vëmendje për Divjakën si në infrastrukturë. Centralizimet i kemi parë me gjykatat dhe institucionet qendrore dhe kanë sjellë kaos.

Duhet të dëgjohen edhe njerëzit për shërbimet, sepse spitalet janë bërë rajonale, duhe ttë bëjnë kilometra për në gjykatë’, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb