Mbyllet protesta e 83 kundër kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet; “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”, protestuesit marshuan edhe ditën e sotme në rrugët e Tiranës.

Qytetarët janë në revoltë kundër të gjithë klasës së vjetër politike. Shqiptarët prej 83 ditësh protestojnë dhe shprehen të vendosur se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është një kërkesë e panegociueshme.

Gjatë marshimit, qytetarët brohoritën kundër kryeministrit dhe qeverisë, ndërsa ndër thirrjet kryesore ishin “Edi Rama, jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”; “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”; “Poshtë patronazhistë”; “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”.

Protestuesit e cilësojnë qëndrueshmërinë e kësaj lëvizjeje si një shprehje të pakënaqësisë ndaj qeverisjes, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb