Gazetari Osman Stafa mori mikrofonin të fliste në protestën e 84-të para kryeministrisë. Ai foli për problemet e mëdha në Shqipëri, përfshirë këtu, drejtësinë apo edhe shëndetësinë.
“Askush në historinë e Shqipërisë nuk ka mundur të bëjë një protestë për 84 ditë. Askush nuk ka mundur. A nuk ka patur halle Shqipëria? Ka patur shumë, por asnjë parti nuk mund ta mbush këtë shesh më shumë.
Këtë protestë po e mbajnë shqiptarët. Duam një Shqipëri që nuk vjedh shqiptarët. Kjo Shqipëri nuk është për shqiptarët por për pushtetarët.
Pse fëmijët e tyre nuk largohen nga Shqipëria ndërsa fëmijët tanë largohen nga Shqipëria. Shqiptarë zgjohuni për të ardhmen tuaj. Këta, fëmijët e tyre i dërgojnë jashtë për t’i arsimuar në shkollat më të mira të botës.
Radha është e gjatë edhe në farmaci, blejnë ilaçe me borxhe. Korrupsioni është kthyer në institucion. Vetëm një gjë nuk ka ndodhur, vetingu i politikanëve. SPAK-u dhe drejtësia, duhet të hetojë pasurinë e tyre. Ky vend mund të bëhet, paratë janë, kushtet janë. Nuk kemi politikanë por hajdutë që kanë vjedhur këtë vend”.
