Studentët vijojnë protestën e 19 kundër qeverisë. Edhe ditën e sotme organizimi nisi te Ministria e Arsimit. Pavarësisht reshjeve të shiut, dhe gazit lotsjellës të hedhur nga policia drejt tyre, protestuesit nuk janë zmbrapsur.

Studentët kanë marshuar drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke kaluar edhe pranë Selisë së PS, por pa u shoqëruar me incidentet.

Megjithatë efektivë të policisë, janë vendosur në hyrje të Selisë.

Në protestën te Ministria e Arsimit u shënua edhe një moment tensioni, pasi drejt forcave të policisë është hedhur gurë e molotov, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës e ujë me presion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb