Një person i armatosur është konstatuar nga shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të një parcele ku dyshohet se ishin kultivuar bimë narkotike, në fshatin Kodërbojë të Pukës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, personi, pasi ka konstatuar punonjësit e uniformës blu, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.
Në përpjekje për ta ndaluar, një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, si paralajmërim. Megjithatë, personi i armatosur ka përfituar nga terreni dhe ka mundur të largohet.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcave Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e personit të armatosur.
Pukë/Informacion paraprak
Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.
Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.
Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Ndërkohë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e personit.
