Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për të zhvilluar një takim dyditor me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, në prag të nisjes së sesionit të ri politik.

Punimet e kësaj mbledhjeje nisin sot me fokus te drejtuesit politikë të mazhorancës, ku do të analizohet organizimi i strukturave të partisë dhe do të përcaktohen objektivat kryesore. Të hënën, kryeministri do të vijojë diskutimet me ministrat e kabinetit për të detajuar planin e punës të qeverisë dhe prioritetet ekzekutive për muajt në vazhdim.

Kjo tryezë dyditore në Pogradec zhvillohet në një moment mjaft specifik për mazhorancën dhe ekzekutivin, teksa në kryeqytet vijojnë prej gati tre muajsh protestat qytetare ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb