U transferua me shumë bujë në radhët e Ipswich gjatë merkatos së janarit, por që nga ajo periudhë, Anis Mehmeti nuk arriti kurrë të ngjitej në lartësinë e kohës së tij të artë kur ishte pjesë e Bristol City. Pasi Ipswich siguroi një biletë për në Premier League, të gjithë prisnin që sulmuesi kuqezi të bënte protagonistin edhe në elitën e futbollit anglez, por në mënyrë të papritur Mehmeti e sheh veten jashtë planeve të trajnerit O’Neil. Në sfidën e fundit, atë ndaj Sunderlend, Mehmeti as që ishte pjesë e ekipit.

Përballë një situatë, drejtuesit e klubit janë detyruar të nxjerrin sulmuesi kuqezi në merkato, me shpresën për të gjetur një sistemim të ri. Lajmi i mirë është se për Mehmetin ka ende shumë admirues në Angli, por ofertat e para kanë ardhur sërish nga Championship.

Pas Birmingham dhe Derby, në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit kuqezi është futur edhe Millwall, një skuadër që ka ambicie për t’u ngjitur në Premier League. Mehmeti është në kontratë me Ipswich deri në vitin 2029, ndërsa kartoni i tij i kushtoi në janar 3 milionë euro.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: