Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka reaguar lidhur me situatën e luftës në Iran. Në një deklaratë të fundit ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit.
Ky qëndrim i tij vjen pasi Uashingtoni vendosi sanksione të reja kundër gati 60 subjekteve, individëve dhe anijeve, në kuadër të përpjekjeve për të shtuar presionin ekonomik ndaj Teheranit.
“Në asnjë mënyrë nuk e përjashtojmë mundësinë e sulmeve ushtarake në Ngushticën e Hormuzit apo rreth Iranit”, tha Hegseth.
Më tej nënvizoi se Irani nuk do të jetë në gjendje t’i përballojë presionet ekonomike që po ushtrohen ndaj tij.
