Ardian Cuculi dhe KF Shkëndija i kanë dhënë fund bashkëpunimit pas një periudhe trevjeçare.
Cuculi, i cili gjatë këtyre viteve mbajti detyrën e Drejtorit Sportiv, nuk do të jetë më pjesë e strukturës së klubit tetovar. Vendimi shënon fundin e një kapitulli trevjeçar të tij në administratën e Shkëndijës.
Postimi:
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij në KF Shkëndija. Klubi falënderon Ardian Cuculin për kontributin dhe përkushtimin e dhënë gjatë këtij cikli.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
