Kosovë- Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës janë mbledhur në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica deklaroi se askush nuk ka të drejtë të ndalë konstituimin e Kuvendit.

“Kush ka të drejtë ta ndalë konstituimin dhe përfundimin e tij? Kush ka të drejtë t’ua marrë deputetëve mandatin? Kush ka të drejtë të vendosë se kur Republika funksionon dhe kur pret. Asnjë deputetet dhe asnjë parti. Ky shtet nuk është pronë private e askujt, Kushtetuta nuk është pronë private, Kuvendi nuk është pronë private, Republika nuk është pronë private”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka kritikuar administratën e Kuvendit.

“Është shumë më e lehtë ta dëmtosh një institucion se sa ta ndërtosh. Një shtet nuk rrënohet domosdo brenda një nate, ai rrënohet dalëngadalë”, ka thënë ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb