I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, shkrimtari Ben Blushi foli për librin e tij më të ri, “Historitë e çmendura të Tiranës”.
Gjatë intervistës, Ben Blushi u pyet edhe për zhvillimet aktuale në vend, protestat , kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si edhe përplasjet Rama-Veliaj.
Shkrimtari Blushi dha një koment të shkurtër, duke thënë se edhe aktualisht ‘janë kohë të çmendura për Tiranës, ndërsa shtoi se do të kishte dashur që protestat të mos ishin të dhunshme, megjithatë ai thotë se kjo vjen edhe për shkak të akumulimit të problematikave apo të tranzicionit të gjatë të vendit.
“Besoj se po janë kohë të çmendura në Tiranë. Tranzicioni jonë është pak më i gjatë, janë 35 vitet tona nga momenti që ra komunizmi e deri më sot. Ecim në një drejtim të caktuar dhe nuk po arrijmë dot. Kam hequr dorë dhe përpiqem që kur dal të kem distancë, nuk dua të flas për politikën, ndikon te humori im. Për protestën , do toja të ishin më pak të dhunshme por ndoshta kjo është edhe për shkak të akumulimit”, tha ai.
Pyetjes për protestat dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, Ben Blushi preferoi të mos bënte koment, duke thënë se i kanë lënë pas dhe se ka hequr dorë nga komenti i politikës.
I pyetur edhe për përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, Blushi gjithashtu u përgjigj shumë shkurt se e sheh si një rrjedhë apo një raport jo shumë të shëndetshëm mes tyre.
“Është rrjedhë logjike e një raporti jo shumë të shëndetshëm midis tyre”, tha ai.
