Një i ri në protestën e 88-të, u tregua mjaft i ashpër në fjalën e tij para kryeministrisë. Ai u shpreh se duhet lënë pas fasadat e qeverisë Rama dhe është i nevojshëm rikthimi në realitet.
“Menduan se do ndaleshim, por nuk u ndalëm. Zëri jonë u bë më i fortë. Vera kaloi, por për këtë qeveri, i nxehti sapo ka filluar.
Ajo që për ne ishte vapë, për ta po kthehet në një zjarr. U mblodhën në Pogradec për të reflektuar, por pamë vetëm teatër kukullash. Janë mbyllur në një realitet paralel.
Këta sillen sikur e kanë situatën nën kontroll.Do qëndrojmë në këtë shesh, nuk durojmë më përbuzje. E shikojmë kur shikojnë në market, bëjnë blerje vetëm për sot se nesër nuk i dihet. Këtë realitet që shqiptarët nuk e përtypin më, nuk e rregulloni me propaganda. Rroftë Shqipëria, rrofin shqiptarët”.
