Kapiteni i Dinamos, Bruno Dita u shfaq optimist para ndeshjes ndaj Pafos në Conference League.

“Për ne është një arritje e madhe që jemi sot këtu për të luajtur play-off-in e Conference League për të dytin sezon me radhë. E kishim si objektiv që në fillim të këtij rrugëtimi europian të vinim në këtë moment për të arritur fazën në grupe.

Gjendja në skuadër është shumë e mirë. E dimë forcën e kundërshtarit por ne kemi shumë besim që nesër do të dalim me rezultatin e kërkuar dhe do të arrijmë qëllimin tonë“, tha Bruno Dita.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb