Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka goditur Kinën.
Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare-Sizmiologjike (EMSC) epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të vendit, midis provincës Sichuan dhe qytetit Chongqing.
Ndërsa thellësia e regjistruar ishte prej 10 kilometrash. Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
