Xhanluka Di Marcio raporton në Itali se Lacio ka shfaqur interes për shërbimet e Edon Zhegrovës. Për këtë edhe kanë ardhur kontaktet e para mes palëve.
Nga ana e Lacios ndërkohë nuk ka pasur akoma një ofertë zyrtare. Zhegrova afrohej me bujë te bardhezinjtë në verën e kaluar, ndërsa u shpenzuan 15 milionë euro.
Aventura në Torino është për t’u harruar deri tani. Sulmuesi 27-vjeçari nuk ka shënuar asnjë gol, për këtë edhe drejtuesit do të ishin të gatshëm për negociata.
Zhegrova ka rezultuar një dështim deri tani. Ndaj mbetet për t’u parë nëse Lacio do bëjë lëvizjen e duhur për ta transferuar.
