Një qytetar ka denoncuar një episod, duke pretenduar se ai dhe një mik i tij janë shoqëruar nga policia gjatë ditës së djeshme në rrugën e Elbasanit.
Sipas denoncimit, dy protestuesit kishin me vete 7 vezë, një kastravec dhe dy domate, ndërsa njëri prej tyre është futur në furgonin e policisë së bashku me qesen që mbante.
“Dje në rrugën e Elbasanit mua dhe një shokun tim na arrestuan sepse kishim me vete 7 vezë, një kastravec dhe dy domate”, pretendon qytetari.
Ai thotë se më pas janë shoqëruar në komisariat, ku kanë qëndruar për një periudhë kohe, pa u dhënë detaje të tjera mbi arsyen konkrete të ndalimit.
Në mënyrë ironike, qytetari ka bërë edhe një apel për shqiptarët: “Mos merrni vezë dhe kastraveca me vete. Kastraveci është top për këta, vezët bombë.”
