Sulmuesi i Bayern, Harry Kane ka folur së fundmi për rinovimin e kontratës me kampionët e Gjermanisë.

“Bisedimet kanë nisur javën e kaluar dhe deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë. Mos prisni që të mbyllet gjithçka brenda pak javësh pasi gjithçka duhet parë në detaje. Unë jam 33 vjeç dhe me shumë mundësi do të jetë kontrata ime e fundit. Gjithçka po shkon në rrugën e duhur”, tha ai.

Kane preferon që të rinovojë për tri vite ndërsa Bayern për momentin i ofron rinovim 2-vjeçar. Për këtë marrëveshje po dje komentoi edhe CEO i klubit, Dressen, i cili tha: “Rëndësi ka që mes palëve lidhja është shumë e fortë. Ky fakt na bën që nga të dy anët të negociohet me qetësi. Për ne nuk s’rëndësi nëse firma vjen një ditë para apo një ditë më vonë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb