Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi bëri paralajmërime të forta në takimin e hapur me stafin e ekipit të parë, Akademisë dhe tifozëve. Ai dha mesazhe të forta, ku më i rëndësishme ishte fakti që askush nuk mund të tallet me klubin dhe qytetin. “S’kemi ardhur për të bërë viktimën, ne jemi Vllaznia, ne nuk jemi dele, askush nuk mundet të tallet me Vllazninë, nuk kanë shanse të tallen me Vllazninë, Shkodrën, me qytetin. Shkodra ka hedhur regjime, ka luftuar me pushtues, Shkodra është shumë më e madhe se sa shumë njerëz të vegjël mund ta imagjinojnë. E rëndësishme është të krijojmë një sinergji mes njëri tjetrit, mes qytetit, tifozëve që të jemi një zë, në mbrojtje të ekipit.

Në finale nuk mundet askush të tallet me Shkodrën, ajo çfarë ka ndodhur, nuk është asgjë në krahasim me atë që mund të ndodh nesër nëse ne vazhdojmë me të njëjtin sistem. Kjo është shumë e rëndësishme për tu cilësuar. Unë këtu nuk po flas si president i Vllaznisë, por në emër të futbollit. Ky është takim në emër të futbollit. Kush bëhet pjesë e së keqes, ne nuk mund ta mbajmë kokën përmbys, për mua ky është mesazhi më i rëndësishëm që duhet ta përçojmë këdo.

Gjithçka përkthehet në financa, të rikthehet përgjegjësia për këtë emblemë, dhe nuk mund ta lemë të kalojë. Është mesazhi që duhet ta kuptojnë të gjithë. Edhe ato media që dalin e bëjnë gjyqe publike, edhe përfaqësues të federatës që dalin nëpër media dhe bëjnë analistin. Vetëm në Shqipëri ndodh që të punojë në Federatë dhe më pas bën ndeshjen si delegat dhe në darkë e ke analist të ndeshjes. Nuk kanë mbetur më figura sportive”, përfundoi fjalën e tij presidenti Xhaferi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb