Në protestën e 93-të para kryeministrisë, një i ri u shpreh i bindur se shumë shpejt për Shqipërinë do nisë një kapitull i ri, menjëherë pas largimit të qeverisë Rama.

“93 ditë me të njëjtat halle, me të njëjtat probleme. Kaq ditë përballë një realiteti të njëjtë. Asgjë nuk ka ndryshuar.
Deri më sot ka munguar përgjigja, por jo vendosmëria. 93 ditë dëshmojnë se ne nuk dorëzohemi. Këta kanë kthyer padrejtësinë në normalitet, ky system po ia merr shpirtin këtij vendi.
Këtu do vijë ndryshimi. Ne nuk pranojmë më të jetojmë me të keqen, kjo protestë tregon shumë gjëra. Kjo thirrje është për të gjithë, mos ta pranojmë këtë realitet si normalitet. Për Shqipërinë do nisë një kapitull i ri”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb