Pas 139 ditësh mungesë nga qarku ATP, Carlos Alcaraz rikthehet në fushë me një fitore bindëse në US Open 2026. Tenisti spanjoll mposhti Roman Safiullin në tre sete, me shifrat 6-4, 6-4, 6-4, pas 2 orësh e 22 minutash lojë.

Ndeshja nuk nisi lehtë për numrin 2 të botës, i cili u vu në vështirësi që në game-in e parë. Megjithatë, Alcaraz gjeti ritmin dhe mori break-un vendimtar për të fituar setin e parë 6-4.

Në të dytin, Safiullin reagoi dhe kaloi në avantazh 2-0, por përgjigjja e spanjollit ishte e menjëhershme. Alcaraz riktheu break-un, mori sërish shërbimin e kundërshtarit dhe mbylli edhe këtë set me rezultatin 6-4.

Në setin e tretë, spanjolli tregoi edhe një herë mentalitetin e tij luftarak. Ai shpëtoi tri pika break në game-in e parë dhe më pas fitoi shërbimin e Safiullin, duke marrë kontrollin e ndeshjes.

Tre sete, tre herë nga 6-4 dhe një rikthim i suksesshëm për Carlos Alcaraz. Në raundin e dytë, spanjollin e pret portugezi Faria.

Në sfidat e tjera nuk pati surpriza, me Mensik, Auger Aliasime, Shelton dhe Tiafoe që u kualifikuan për në raundin tjetër.

Tek femrat ndërkohë nr.1 I botës Aryna Sabalenka fitoi pa probleme në dy sete ndaj koumbianes Osorio 6:2 dhe 6:6. Një biletë për në raundin tjetër siguruan edhe Anisimova, Swiatek dhe Naomi Osaka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb