Juan Carlos Ferrero mund të rikthehet në qarkun profesionist të tenisit në sezonin 2027. Ish-trajneri i Carlos Alcaraz ka konfirmuar rikthimin pas një viti larg tenisit, por pa zbuluar emrin e lojtarit që do të drejtojë.

Spekulimet kanë nisur menjëherë dhe një prej skenarëve më të bujshëm është ai që e lidh Ferreron me Jannik Sinner. Gjithçka varet edhe nga e ardhmja e Darren Cahill në stafin e italianit.

Megjithatë, mediat spanjolle e shohin Rafael Jódar si kandidatin më të mundshëm. Talenti 20-vjeçar po përjeton një ngjitje të shpejtë në renditjen botërore dhe profili i tij i kujton Ferreros projektin e suksesshëm të ndërtuar me Alcaraz.

Në sfond mbeten edhe emrat e Holger Rune, Alexander Zverev dhe Félix Auger-Aliassime. Emri i lojtarit të ardhshëm mbetet ende mister, por Ferrero do të jetë sërish në skenën e madhe të tenisit në vitin 2027.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: