Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale mbi raportet e politikës shqiptare me SHBA-në, duke akuzuar Edi Ramën se për vite me radhë e ka përdorur Amerikën si mjet presioni ndaj opozitës.

Muçollari thekson se sot realiteti ka ndryshuar: Sali Berisha nuk është më non-grata dhe po udhëton drejt SHBA-së për një aktivitet republikanësh, ndërsa Rama përmendet në disa procese gjyqësore dhe raportime amerikane.

“Gjërat duket se po shkojnë në vendin e tyre”, shkruan Muçollari.

Amerika për shumë vite na u paraqit si një ekskluzivitet i Edi Ramës. Ishte marrë nën patronazhim nga ai, siç janë pushtetet e tjera, drejtësia, parlamenti, media, shoqëria civile.

Përmes ndikimit të Soros dhe joshjeve korruptive, Edi Rama e trajtoi vendin e madh të lirisë si kamxhik për kundërshtarin.

Dhe i bëri jo pak dëme PD-së dhe Opozitës. Por demokratët qëndruan dhe luftuan. Ne e dinim se Amerika nuk mund të ishte kjo që na solli Edi Rama. Dhe patëm të drejtë. Ishin koniunkturat me lobim dhe korrupsion.

Sot kemi këtë realitet. Kryetari i PD nuk është më non-grata dhe po udhëton drejt SHBA në një aktivitet të republikanëve.

Ndërkohë, Edi Rama është prezent atje në dy gjyqe. Ai përmendet në procesin ndaj McGonigal, ish-zyrtari i lartë i FBI-së që u përdor nga Kryeministri ynë për të sulmuar PD-në. Përmendet edhe në një gjyq në Miami, ku miku i Ramës, Roni Yeffet, është paditur për mashtrim. Dhe, sipas paditësit, Roni ka përdorur Edi Ramën për t’i marrë atij ca miliona të mira. Përmendet gjithashtu nga mediat e mëdha amerikane, pasi bëri bashkë në biznes dhëndrin e Presidentit Trump me një gangster në kërkim nga drejtësia.

Kemi një lloj përmbysjeje.

Gjërat duket se po shkojnë në vendin e tyre.

https://www.facebook.com/share/1Hix9JvKjU/?mibextid=wwXIfr

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb