Në ditën e 94 qytetarët kanë dalë sërish në shesh dhe protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Siç edhe kishin paralajmëruar, kjo revolta nuk ka të ndalur.
Një qytetar që i është bashkuar protestës tha se kjo qeveri ka punuar kundër shqiptarëve
“Jam shumë I lodhur, kjo është një qeveri që po e shqyen këtë popull deri në palcë. Jam një i përndjekur politik. Atje në Kryeministri duhet t’I rrethojnë qytetarët…Pensionistë nuk u dalin paratë për ilaçe. Do të qëndrojmë në shesh derisa ta rrëzojmë këtë qeveri”, tha ai.
