Tensione dhe përplasje janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku janë mbledhur protestues pas shoqërimit të disa personave gjatë protestës.
Situata është tensionuar mes qytetarëve dhe forcave të policisë, ndërsa protestuesit kanë kërkuar informacion për personat e shoqëruar dhe kanë kundërshtuar veprimet e policisë.
Gjatë momenteve të tensionit, një qytetare është ndjerë keq. Në vendngjarje është kërkuar ndërhyrja për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Zhvillimet vijnë pas përplasjeve të regjistruara më herët pranë Kryeministrisë, ku protesta e 94-të kundër qeverisë u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe policisë.
