Autobusët në Tiranë do të rikthehen me kapacitet të plotë.

Gjatë takimit me institucionet përkatëse, Shoqatat e Transportit kanë rënë dakord me kushtet e qeverisë.

Qeveria do të japë subvencion 3-mujor për naftën dhe kështu urbanët do të kthehen në punë me flotën e plotë.

Në 1 shtator, rritja e çmimit të naftës vuri në vështirësi transportin publik, raporton gazetarja Kristina Belba.

Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban paralajmëruan se do e reduktonin me 20-30 përqind të flotës së tyre të autobusëve në qarkullim.

Kjo, pasi nuk përballonin dot kostot, për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb