Arbitrimi shqiptar do të jetë protagonist në një tjetër sfidë të futbollit europian. UEFA i ka besuar gjyqtarit Enea Jorgji drejtimin e takimit të Ligës së Europës mes Levski Sofias dhe Jagiellonias. Një përballje e 5 nëntorit ku do të jetë e pranishme një trupë e gjerë arbitrash shqiptarë.

Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i kësaj sfide, ndërsa në krahët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj të cilët do të kryejnë detyrën e asistentëve.

Juxhin Xhaja është caktuar arbitër i katërt duke plotësuar kështu katërshen shqiptare në fushën e lojës.

Edhe në dhomën e teknologjisë do të ketë përfaqësim ndërkombëtar me arbitrin Albert Doda në rolin e AVAR ndërsa përgjegjës për sistemin VAR do të jetë italiani Daniele Doveri.

Florian Lata ndërkohë do të gjykojë sfidën Porto-Napoli në “UEFA Youth League”. Ky takim është rezervuar më 4 nëntor. Taulant Kasa është asistent i parë, ndërsa Xhulio Mani i dytë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb