Disa burime në Itali raportojnë se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, do të largohet nga zikaltërit në fund të sezonit, pasi palët nuk kanë arritur një akord për rinovimin e kontratës.

Media si Gazzetta, Corriere della Sera dhe Sky Sport Italia shkruajnë se Ausilio pritet të largohet nga klubi në përfundim të sezonit aktual.

Ausilio është pjesë e strukturës drejtuese të Interit prej vitesh dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në strategjinë sportive dhe në merkaton e klubit.

Refuzimi i rinovimit të kontratës ka të bëjë me faktin se Ausilio nuk është i kënaqur me propozimin.

Interi ka ofruar rinovim vetëm një vit shtesë, deri në qershor 2028, me një rritje të lehtë të pagës, nga 1.3 milionë euro në 1.4 milionë euro, plus bonuse. Ausilio është pjesë e Interit prej 28 vitesh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb