Tronditet Mirdita! Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndërfushas. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se viktimë e të shtënave me armë ka ngelur Viktor Bardhi.

Po ashtu raportohet se 65-vjeçari i vrarë është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 për motive hakmarrjeje. Vëllai i viktimës së sotme, dyshohej se mund të ishte implikuar në vrasjen e Saimir Reçit. Sakaq, në 2025 në Vlorë u qëllua për vdekje Kristian Marku, nipi i Viktor e Martin Bardhit (Marku), pasi kanë dy mbiemra. Sakaq, autorët e dyshuar të ngjarjes kanë djegur më pas makinën që kanë përdorur për të lëvizur, për të fshirë çdo gjurmë të mundshme dhe më pas u arratisën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet dhe kërkimet për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb