Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste që të dëgjojnë më shumë shqetësimet e qytetarëve dhe të mos mjaftohen vetëm me organizimin e takimeve.
Në fjalimin e tij, Rama u ndal te koncepti i “Besës”, të cilin e lidhi me mënyrën se si pushteti duhet të komunikojë dhe të ndërveprojë me qytetarët. Ai shpjegoi se për të, BESA nuk është thjesht një fjalë, por një parim që përmbledh besimin, empatinë, shërbimin dhe angazhimin. Rama u bëri kritikë dhe thirrje të tijve që të mos mjaftohen vetëm me takimet, por të mbajnë shënime dhe të ndjekin problematikat e ngritura nga qytetarët.
“Pa përgjegjësinë transparenca është kronikë ndaj arsyeja e pasqyrës është e pamjaftueshme pa Besën, busulla që orienton pushtetin. Besa vërtetë është një fjalë shumë e madhe dhe e bukur, ndaj tani e përdorin të gjithë dhe në 90% të mesazheve që marr më kërkojnë besën, por për ne Besa nuk është vetëm fjala, por ankronim, Besim, Empati, shërbim angazhim. Çdo i pranishëm në sallë, këto 4 pjesë të sjelljes duhet t’ i bëjë vijë të sjelljes në kontakt me këdo qoftë.
Prania Besnike nuk është kalendar organizativ, është pjesë e jë sistemi që e kthen dëgjimin ën kusht dhe kushtin në detyrim për t’u përgjigjur. Problemi ynë nuk ka qenë kurrë që s’kemi ditur të bëjmë takime, madje kemi qenë kudo aq shumë herë për takime, sa askush tjetër dhe do të duhen vite që të tjerët të mbledhin takimet e tyre që të përafrohen me ato që kemi bërë dhe bëjmë ne në një vit. Por gjithçka matet me sa të hapur janë veshët e tu kur qytetari flet”, tha ai.
