Numri një i stolit të Juventusit, Lucciano Spalleti u shpreh optimist për sezonin e ri, në një intervistë të dhënë për Mediaset.

“Te Juventusi ndjej një përgjegjësi të madhe, ka një histori të rëndësishme pas. Gara për Champions? Janë 7 skuadra të një niveli të rëndësishëm, për vlera, për rrugëtimin që kanë pasur sezonin e kaluar, për potencialin dhe grupin që kanë, si dhe për merkaton që kanë bërë. Ne duhet të impenjohemi çdo ditë që të bëjmë diçka ndryshe për të shkuar te fitorja.

Interi është skuadër e fortë, e ka treguar, është përpara. Kemi marrë 9 futbollistë të rinj, pavarësisht limiteve. Për nivelin e futbollit që kanë dhe kampionatet nga vijnë, do të jetë e lehtë përshtatja. Mund të na japin kualitet dhe të na bëjnë më kompetitivë.

Lojtarët më të fortë të Serie A? Malen na ka bërë kuriozë. Përveç golave, e sulmon hapësirën 30 herë, është i fortë. Ka edhe të tjerë. Ne kemi Yildiz, që sipas meje është më i miri. Lautaro ishte një djalosh kur drejtoja Interin, por e tregonte kualitetin e tij. Te Napoli kam pasur Di Lorenzo. Nico Paz na ka treguar kualitet shumë të lartë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb