Victor Oladipo po kërkon një mundësi për t’u rikthyer në NBA pas disa dëmtimeve të rënda që kanë ndikuar në karrierën e tij. 34-vjeçari, ish-“All Star” i dyfishtë, nuk ka luajtur në NBA që nga prilli i vitit 2023, kur pësoi këputje të tendinit patelar të gjurit të majtë me Miami Heat.
Në një letër të publikuar në “The Players Tribune”, Oladipo iu drejtua drejtuesve të skuadrave të NBA-së, duke theksuar se tashmë ndihet mirë fizikisht dhe beson se mund të kontribuojë ende në nivelin më të lartë. “Mendoj se trupi im më në fund është në gjendje të mirë. Besoj se kam ende shumë basketboll për të luajtur dhe, mbi të gjitha, basketboll fitues”, shkroi ai. Sezonin e kaluar, ai luajti 26 ndeshje në “G League me Ëisconsin Herd”, duke shënuar mesatarisht 13.5 pikë, 4.6 kërcime dhe 3.8 asistime.
Oladipo u stërvit gjithashtu me Indiana Pacers në korrik për të treguar formën e tij fizike. Në 10 sezonet në NBA, ai ka luajtur për pesë skuadra dhe ka regjistruar mesatarisht 16.9 pikë, 4.5 kërcime dhe 3.9 asistime. Tashmë ai shpreson që një skuadër t’i japë një tjetër mundësi për të vazhduar karrierën. “Është një histori dashurie”, shkroi Oladipo, duke lënë të hapur derën për rikthimin në NBA.
