Në protestën e 96-të para kryeministrisë, një protestues u shpreh se realiteti i shqiptarëve është i hidhur, prandaj kanë dalë të gjithë në shesh.
Ai u shpreh se koha e gëjeshtrave dhe mashtrimeve ka mbaruar dhe se tani, e vetmja gjë që ka mbetur është largimi i Ramës.
“Thirrje policisë së shtetit që të lirojë çunat, vetëm se kanë protestuar. Nuk na përfaqëson Rama, nuk je i denjë që të na përfaqësosh. Sot u mundua kryeministri që në mbledhje të shfaqte zemërimin e njerëve në shesh si një problem të qeverisë. Zoti kryeministër, protesta ëeshtë kulmi i durimit të qytetarëve.
Qytetarët e kuptojnë se lartmadhnisë i kanë mbaruar gënjeshtrat. Edi Rama shet një fillim të ri, pa folur për të vjetur. Kishte 45 faqe program, por asnjë fjalë për çmimet, pensionet, varfërinë.
Ky nuk është program, por roman politik, fjalët janë të mëdha, idetë janë të vogla.
Me fjalë bëhet fushatë dhe jo ekonomi. Tani nuk mjafton që të gënjejë vetëm Rama, por edhe ata të tjerët po gënjejnë. Dilni në shesh dhe shikoni Shqipërinë nga rruga, është shumë herë me keq”.
