Edison Lika, aktivisti i njohur, mori fjalën sot në protestën e 97-të para kryeministrisë.

Një nga të arrestuarit e pak ditëve më parë, i cili u lirua sot, e cilësoi si një fitore të rëndësishme faktin që tashmë ata janë të lirë.

Ai shtoi se protestuesit do jenë prezentë në revoltë edhe në ditën e parë kur Parlamenti të nisë punimet në 8 shtator.

“Ka qytetarë të lirë që janë në bllokun e sigurisë, ashtu siç ka të burgosur në kryeministri. Një qytetar mund të jetë në bllokun e sigurisë, pasi besën ia ka dhënë qytetarëve në shesh.

Një qytetar mund të jetë në bllokun e sigurisë, pasi sheshin e ka ndarë me shqiptarët e tjerë. Kryeministri mund të jetë i burogsur në kryeministri, pasi pushtetin nuk e ka marrë nga qytetarët, por nga ata që ua ka falur tokat, nga Sazani deri në Vlorë.

Qytetarët edhe sot i kanë dhënë një goditje të fuqishme, sepse drejtësia tha që arrestimi është i paligjshëm dhe protesta është e drejtë kushtetuese.

Një kryeministër i burgusor në kryeministri, pasi Veliaj është në burg, ministrja infrastrukturës pritet të shkojë në burg. I gjithë kabineti i tij meriton të jetë në burg. Kjo fitore është një nga fitoret e arritura ndaj këtij regjimi. Asnjë policë nuk do guxojë të na prekë. Me ardhjen e shtatorit, deshën të na provokonin. Ai vjen si për karshillëk dhe futet në zyrë. Ai do amrrë mbrapsht mllefin e qytetarëve”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb