Përpara se të riktheheshin përpara selisë së ekzekutivit për mbylljen e ditës së 98-të të protestës, turma e madhe e qytetarëve ka devijuar nga aksi kryesor i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke vërshuar në brendësi të rrugëve të Ish-Bllokut.

Me pankarta të larta në duar dhe me megafonë mes ndërtesave, protestuesit mbushën rrugët e Ish-Bllokut duke shpërthyer në thirrje të fuqishme anti-qeveritare. Në të gjithë perimetrin e zonës jehuan vargjet e thirrjeve “Poshtë diktatura!”, “Rama ik!”, ndërsa marshimi shkaktoi bllokim të plotë të lëvizjes.

Lëvizja e turmës përmes Ish-Bllokut u cilësua nga aktivistët si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për pushtetin ekzekutiv.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb