Shefi i Mercedesit, Toto Volf, nuk i kurseu elozhet për Kimi Antonelin pas triumfit në Çmimin e Madh të Italisë.

“Kimi e ka të gjithë potencialin për t’u bërë një nga më të mëdhenjtë, por ende ka shumë rrugë për të bërë. Ndërkohë, këtë të diel ishte fantastik. E kuptova se mund t’ia dilte kur të shtunën në mbrëmje e pashë jashtëzakonisht të përqendruar dhe të fokusuar.

Forca e tij është qetësia dhe lehtësia me të cilën tregon se mund ta përballojë presionin, pa u mposhtur prej tij. Besoj se mosha e tij e re e ndihmon edhe në këtë aspekt. Po, Kimi ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë një nga më të mëdhenjtë. Jam pothuajse pa fjalë”, u shpreh ndër të tjera Volf.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb