Protesta e ditës së 100-të kundër qeverisë ka vijuar mbrëmjen e 7 shtatorit në Tiranë, ndërsa qytetarët po mblidhen përpara Kryeministrisë.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë lëshuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, kanë thirrur protestuesit, ndërsa kanë vijuar me slogane të tjera kundër qeverisë.
Tubimi vjen në kuadër të protestave të përditshme të nisura më 31 maj, të cilat aktivistët i kanë pagëzuar “Revolucioni Flamingo”. Protestuesit kërkojnë ndryshim politik dhe kanë paralajmëruar vijimin e aksionit qytetar.
