Protestuesit kanë vijuar marshimin, këtë herë drejt Drejtorisë së Policisë.

Me anë të megafonit, është bërë thirrje që protestuesit të shkojnë tek sheshi Nënë Tereza dhe më pas tek Drejtoria e Policisë. Pikërisht në këtë vend, ka nisur protesta, që sot ndodhet në ditën e 100-të.

Gjatë marshimit vazhdojnë thirrjet “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Nuk shitet Shqipëria”.

Bulevardi është mbushur plot me njerëz, që thërrasin në korr “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Poshtë oligarkia” etj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb