Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në Çim Peka Live hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ahmetaj kritikoi ashpër Kopshtin e Edenit. Ai shprehet se Rama ka marrë peshq të kuq japonezë në Kopshtin e tij.

Ahmetaj theksoi se Rama i do peshqit e kuq japonez, që të relaksohet, kur sakatohet Shqipëria.

Hodhi akuza se janë zhdukur mbi 3 milionë euro verë.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj: Kreu i organizatës ka marrë dhe peshq të kuq nga Japonia. I ka marrë aty tek Kopshti i Edenit.

 I ka marrë, sepse do që të relaksohet kur sakatohet Shqipëria. Kam hall se do ekzekutojnë peshkun e kuq japonez nesër.

Gjithë kantina e verërave si u zhduk? Nuk dinte gjë SPAK, nuk dinte gjë policia? Tani do zhdukin dhe peshkun e kuq? Si zhdukeshkan 3 mln euro e kusur euro verë? Segmente të SPAK janë nën kontroll.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb