Një zjarr ka rënë pranë Fushës së Aviacionit në Gjirokastër.
Flakët kishin rënë në një kanal, ndërmjet Fushës së Aviacionit dhe një parcele bujqësore, dhe po merrte përmasa.
Efektivët zjarrfikës ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Falë ndërhyrjes në kohë, zjarri nuk shkaktoi dëme në pasuri apo në ambiente përreth, raporton gazetarja Brikena Metaj.
Organet ligjzbatuese po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimisht.
