Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj përplasjeve mes policisë dhe protestuesve ditën e sotme, duke dënuar dhunën dhe brutalitetin ndaj qytetarëve.
Përmes një reagimi në rrjetet publik, Berisha shprehet se pamjet e publikuara tregojnë përdorimin e dhunës nga efektivët e policisë ndaj protestuesve paqësorë.
“Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe brutalitetin çnjerëzor të narkopolicisë së Padrinos ndaj protestuesve paqësorë! Turp! Krim!”, shkruan Berisha.
Reagimi i plotë:
Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe brutalitetin çnjerëzor të narkopolicisë së Padrinos ndaj protestuesve paqësor! Turp! Krim!
