Aktivisti Artan Daci, në një intervistë për News24, në një lidhje direkte nga Londra, ka folur për protestat kundër kryeministrit Edi Rama dhe protestën kombëtare që pritet të zhvillohet më 12 shtator, ku pritet të marrin pjesë edhe pjesëtarë të diasporës shqiptare.

Daci u shpreh se protesta duhet të përshkallëzohet dhe të vijojë edhe gjatë ditës, me synim bllokimin e institucioneve.

“Nesër nisemi drejt Tiranës! Nuk ka pasur përshkallëzim të protestës, që të jetë protesta edhe gjatë ditës, që të bllokojmë institucionet. Kjo do të jetë një nga lëvizjet që ai të largohet. Nuk ka pasur një qëndresë që dhe institucionet e tjera të bllokohen. Ndaj bëjmë thirrje që nga mosha 16 vjeç e sipër, t’i marrim vetë dhe të tjerët të bashkohen me ne. Më pas do të kemi të lehtë që të arrijmë qëllimin tonë dhe që më pas të japë dorëheqjen Rama.”, tha ai.

Duke folur për protestën, ai paralajmëroi mundësinë e provokimeve, por bëri thirrje që protestuesit të mos bien pre e tyre.

“Mund të ketë provokime, por nuk duhet të biem pre e provokimeve. Qytetarët e bashkuar, pushteti i tmerruar. Pushteti është i ‘tmerruar’ padyshim. Kjo duket qartë dhe u pa dhe dje me shtetrrethimin që iu bë Kuvendit. Ata janë të tmerruar, ndaj veprojnë ashtu që të na frikësojnë ne si popull. Ndaj i bëjmë thirrje çdo personi që të bashkohet dhe të arrijmë qëllimet.”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb