Ka nisur protesta e 102-të sot në 9 shtator 2026, ku qytetarët janë mbledhur si çdo natë te Sheshi Skënderbej e më pas do vijojnë me marshimin drejt Kryeministrisë.
Një nga protestueset tha se Rama është kundër shqiptarëve dhe punon kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.
Sipas saj, në Shqipëri po jetojnë më mirë të huajt sesa vendasit.
Qytetarja: Po shitet Shqipëria. Shqipëria është gjaku ynë dhe duhet ta mbrojmë me gjak. Nuk shitet vendi ynë.
Kush është patriot, duhet të vijë këtu dhe të rrëzojë këëtë pushtet kriminal, që punon për të huajt dhe jo për shqiptarët.
