Egnatia nuk do të jetë vetëm në transfertat e Ligës së Konferencës. “Ultras Egnatia” ka ndarë informacion për organizimet e tetorit, nëntorit dhe dhjetorit.

Fillimisht do të jetë nisja për Danimarkë më 21 tetor për sfidën ndaj Arhus. Kthimi ndërkohë është programuar më 23 tetor.

Më pas rezervohet takimi ndaj Kraiovas në Rumani. Aty ku kthimi do të jetë më 4 nëntor, ndërsa kthimi më 6 nëntor.

Sa i përket sfidës me Bragën në Portugali që do të jetë edhe takimi përmbyllës i fazës së ligës, nisja është më 16 dhjetor dhe kthimi më 18 dhetor.

Njoftimi i “Ultras Egnatia”:

Aventura europiane vazhdon dhe kete here rruga jone na con larg por asnje kilometer nuk eshte shume kur ne zemer kemi Egnatian. Tre udhetime tre stadiume mijera kilometra dhe vetem nje qellim: Te jemi prane Ekipit tone te zemres

Ekipi jone ka bere mrekulline duke na realizuar nje Enderr qe u be realitet (Europa). Ky kopmeticion eshte dicka qe rralle here behet realitet per ekipet Shqipetare. Dhe nuk duhet humbur.

22.10.2026 – AARHUS

Nisja 21 kthimi 23

05.11.2026 – CRAIOVA

Nisja 4 kthimi 6

17.12.2026 – BRAGA

Nisja 16 kthimi 18

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb