Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në Bashkinë e Tiranës dhe mungesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, duke e cilësuar situatën si një “eksperiment social” me pasoja të rënda për kryeqytetin.

Rama tha se Bashkisë së Tiranës “iu pre koka” dhe se kjo, sipas tij, ka sjellë pasoja të mëdha, veçanërisht për familjet që ende presin zgjidhje pas tërmetit.

“Që kur Bashkisë së Tiranës iu pre koka për arsyet që dihen dhe për mosarsyet që nuk dihen, unë mendoj se viktimat e para dhe më të pafajshme të kësaj kokëprerjeje të padëgjuar në historinë e BE dhe vendeve të Europës që hyjnë në Këshillin e Europës.

Ka dy raste Strasburgu, dhe rasti i Shqipërisë që është shumë më i rëndë sesa ato.

Heqja e kokës së kryeqytetit dhe eksperimenti social, legal, politik, ekonomik i drejtimit të kryeqytetit pa kokë ka sjellë shumë viktima, e kanë paguar me dëme kolosale. Kategoria sociale në Tiranë më e prekur janë ato familje që presin t’u jepet çelësi sepse janë viktima të tërmetit. Eksperiment social i rëndë dhe totalisht i dështuar”, deklaroi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: