Zinedin Zidan do të prezantojë të premten e ardhshme listën e ekipit përfaqësues për ndeshjet e Ligës së Kombeve që do të luajë Franca, e cila tashmë drejtohet prej ikonës së futbollit botëror.
Zidan ka lënë të kuptohet se nuk do të shpërbëjë ekipin e ndërtuar nga Didier Deshamp, i cili ishte shumë konkurrues. Por në këtë listë të parë nuk do të mungojnë surprizat, me mediat franceze të cilat kanë zbuluar emrat e rinj.
Në ndeshjet ndaj Turqisë, Belgjikës (dy sfida) dhe Italisë, Zidan do të shohë në veprim katër emra të rinj. I pari është sulmuesi i Ren, Esteban Lepol, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i kategorisë së dytë në edicionin e kaluar, por ka shënuar 3 gola në tre ndeshjet e tij të parë në Ligën 1 në këtë sezon. Pablo Pazhis i Paris FC është gjithashtu një emër i ri, bashkë me mbrojtësin e Lens, Ismaelio Ganiu.
Ndërkaq, emri i katërt shihet me shumë interes, pasi ka shpërthyer në skenën e rëndësishme me fanellën e Interit. Bëhet fjalë për Andi Diuf, i cili në këto ndeshje me zikaltrit ka lënë shenjë dhe pritet të jetë një element që do të luftojë në vitet në vijim për të qenë titullar nën urdhrat e Zidan.
